Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet lokale, fton qytetarët të votojnë në balotazh

Aktuale

Vetëvendosje shpall fitoren në zgjedhjet lokale, fton qytetarët të votojnë në balotazh

Më: 28 tetor 2021 Në ora: 22:48
Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje e ka shpallur zyrtarisht veten si fituese e Zgjedhjeve Lokale.

Veten e shpalli si fitues të këtyre zgjedhjeve dje edhe kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

LVV në faqen zyrtare të saj shkruan se Lëvizja sërish doli e para.

“Zyrtarisht me 216 mijë e 556 vota Lëvizja VETËVENDOSJE! u shpall fituesja e këtyre zgjedhjeve lokale. Falënderojmë secilin votues, nga fshatrat e qytetet tona, dhe diasporën tonë të dashur. Në raport me zgjedhjet e kaluara lokale, e kemi dyfishuar votën për Lëvizjen në nivel vendi. Është dyfishuar numri i asambleistëve të Lëvizjes në kuvendet komunale. Me kandidatët tanë jemi në garë për t’i fituar 12 komuna”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

LVV beson se do të fitojë në 12 komunat të cilat janë në balotazh.

“Mbeten vetëm 15 ditë deri në rrethin e dytë zgjedhor, dhe duhet të angazhohemi në maksimum që ta rrisim mbështetjen për Lëvizjen. Fitorja e Lëvizjes në komuna do të thotë shërbim për qytetarët, transparencë, përkujdesje, zhvillim e drejtësi”, thuhet në njoftim.

LVV u ka bërë thirrje qytetarëve dhe aktivistëve që të punojnë për fitore në balotazh.

“Prandaj këto ditë të lëvizim e të punojmë së bashku, me mbështetësit, vullnetarët, e gjithë qytetarët, sepse bashkë jemi Fitimtarë. Ta vendosim modelim e qeverisjes Kurti edhe në këto 12 komuna, dhe ta kthejmë pushtetin lokal kah e mbara.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat