Kika thotë se është bërë pjesë e kabinetit të kryetarit, reagon Gazmend Muhaxheri

Aktuale

Kika thotë se është bërë pjesë e kabinetit të kryetarit, reagon Gazmend Muhaxheri

Më: 29 tetor 2021 Në ora: 18:00
Kreshnik Husaj, Gazmend Muhaxheri

Ish-kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga radhët e PDU-së, Kreshnik Husaj, ka bërë një postim në rrjetin social Facebook duke aluduar se do të jetë pjesë e kabinetit të kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kreshnik Husaj i njohur me nofkën Kika ka shkruar, “Gati për mandatin e ri. Kryetar të falemnderit për besimin. Pjesë e kabinetit në mandatin 2021-2025.”.

Kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ai ka mohuar se Kika është pjesë e kabinetit të tij.

“Jo aspak. Akoma s’e kemi marrë asnjë vendim për kabinet”, ka thënë Muhaxheri.

Kujtojmë se Kreshnik Husaj në zgjedhjet e fundit lokale ka marrë vetem 120 vota. Gazmend Muhaxheri është zgjedhur kreytar i komunës se Pejës për herë të tretë. Në zgjedhjet e fundit dhe ato para tyre ka fituar pa balotazh.

Kreshnik Husaj, i njohur si Kika ishte arrestuar para tri vitesh në Tiranë nën dyshimet se u kishte kërkuar favore seksuale të rinjve që dëshironin të shpalleshin mister. Por historia e ‘Kikës’ nuk kishte filluar këtu.

Pesë vite më parë ndaj tij ishte ngritur aktakuzë nga Prokuroria në Pejë për shkak të dyshimeve se kishte detyruar gruan e tij të merrej me prostitucion.

Por, pa u marrë ende vendimi final në lidhje me rastin e Kikës dhe ish-bashkëshortes së protagonistit të Big Brother Albania 8, ai dyshohet për një krim tjetër.

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Përgjithshëm, kishte ngritur aktakuzë për prostitucion kundër të pandehurit Kreshnik Husaj, duke e akuzuar se ka detyruar gruan e tij që të kryente prostitucion.

Prokuroria e Pejës, kishte bërë të ditur se përveç Husajt, aktakuzë ishte ngritur edhe ndaj një femre me inicialet A.Z, me akuzën se bashkë kanë detyruar të dëmtuarën të kryej marrëdhënie seksuale në këmbim të parave. Husaj, sipas Prokurorisë ka detyruar V.T, me të cilën ka bashkëjetuar dhe ka një vajzë, që të kryej prostitucion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat