Vijnë reagimet e para për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës

Aktuale

Vijnë reagimet e para për ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën e Preshevës

Më: 30 tetor 2021 Në ora: 10:30
Ilustrim

Qeveria e Kosovës në mbledhjen e fundit ka vendosur të ndajë 2 milionë euro për Luginën e Preshevës. E këtë lajm e kanë mirëpritur liderët atje.

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani e ka quajtur lajm të mirë ndarjen e 2 milionë eurove për Luginën, ndërsa ja falënderuar kryeministrin Kurti.

“Lajm shumë i mirë njoftimi i Kryeministrit i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, për buxhetimin prej 2 milion euro për Luginën e Preshevës. Kjo mbështetje merr vlerë të shtuar nga fakti se Lugina e Preshevës bëhet pjesë përbërëse e buxhetit të Republikës së Kosovës”, shkruan ajo në Twitter.

E për këtë çështje ka reaguar edhe ish kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi.

“Ka vite që kam kërkuar me këmbëngulje që Lugina të jetë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës.

Mirëpo, pas shumë viteve të anashkaluar në kërkesa, Lugina Preshevës tanimë pjesë e planifikimit buxhetor të Kosovës me 2 milionë euro për vitin 2022 nga #QeveriaKurti. Bashkë jemi më të fortë”, shkruan ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat