Bekë Berisha tregon se me cilat parti është në bisedime për të lidhur koalicion

Aktuale

Bekë Berisha tregon se me cilat parti është në bisedime për të lidhur koalicion

Më: 3 nëntor 2021 Në ora: 23:54
Bekë Berisha

Bekë Berisha, kandidat për kryetar të Komunës së Istogut nga radhët e AAK-së, ka folur për mundësinë e koalicionit me Lëvizjen Vetëvendosje dhe partitë tjera në këtë komunë.

Ai ka thënë se ende nuk kanë arritur koalicionin me VV-në, mirëpo shton se është në kontakt të vazhdueshëm me anëtarët e partive të tjera dhe me qytetarët.

“Lëvizja Vetëvendosje e ka një hierarki tjetër të vendimmarrjes, përndryshe për Istogun qysh kam biseduar me ty këtu, me qytetarët kom biseduar me të gjithë anëtarët e të gjitha partive politike në Istog, sepse ndryshimi ka fituar 60%. Unë kom fol edhe me pjesën zyrtare, mirëpo kom fol e edhe e kom pa të nevojshme edhe me krejt elektoratin e qytetarët e Istogut”, tha Berisha.

Ai shtoi se mundësia për koalicion ekziston, por se ende nuk ka marrë një përgjigje zyrtare.

“Zyrtarisht nuk më kanë kthyer përgjigje, mirëpo kjo ekziston edhe kjo ka mu bë me koalicion, pa koalicion”, përfundoi Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat