Partia që ka fituar më së shumti komuna në Kosovë

Aktuale

Partia që ka fituar më së shumti komuna në Kosovë

Më: 14 nëntor 2021 Në ora: 21:55
Pamje nga votimet, 14 nëntor 2021

Kanë përfunduar numërimet pothuajse në të gjitha komunat në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Kosovë.

Lista Serbe ka fituar më së shumti komuna në nivel vendi, ndërkohë që PDK ka fituar më së shumti komuna shqiptare. LDK ka fituar 7, AAK 5 ndërkohë VV vetëm 4.

Këto janë rezultatet përfundimtare:

Lista Serbe(10): Leposaviq, Novobërda, Shtërpca, Zubin Potoku, Zveçani, Graçanica, Ranillugu, Parteshi, Mitrovica e Veriut, Kllokot;

PDK (9): Prizren, Drenas, Kaçanik, Vushtrri, Dragash, Mitrovicë, Skenderaj, Hani i Elezit, Ferizaj

LDK (7): Prishtinë, Fushë Kosovë, Istog, Viti, Junik, Peje, Lipjan

AAK(5): Gjakovë, Klinë, Rahovec, Therandë, Deçan.

VV(4): Gjilan, Podujevë, Kamenicë, Shtime.

Nisma (1): Malishevë.

Xhafer Gashi: Obiliq

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat