Kryetari i ardhshëm i Prishtinës Përparim Rama në fjalimin e tij në sheshin “Zahir Pajaziti” në festën e fitores ka falënderuar edhe diasporën.
Përkrah tij ishte edhe bashkëshortja Kristale Rama për të cilën tha se është banorja më e re e Prishtinës.
“E kemi diasporën tonë fantastike, faleminderit diaspora. Unë e reprezentoj diasporën të cilën e falënderoj.
E kemi këtu edhe Kristalën që është nga diaspora e që tash është banorja më e re e Prishtinës. E falënderoj, sepse që gjashtë muaj e ka pasë punën më të vështirë sesa unë – me i rrit tre fëmijët e vegjël tanë”, tha Rama.
