Instruktorë ushtarakë amerikanë stërvitën pjesëtarët e FSK-së për ndihmë mjekësore

Aktuale

Instruktorë ushtarakë amerikanë stërvitën pjesëtarët e FSK-së për ndihmë mjekësore

Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 14:31
Pamje nga stërvitja

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka bërë të ditur se instruktorët ushtarakë amerikan kanë stërvitu pjesëtarët e Forcës dhe Sigurisë së Kosovës për reagim të duhur e në kohë dhe për shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë.

“Instruktorët ushtarakë amerikanë stërvitin pjesëtarët tanë për reagim të duhur dhe me kohë, si dhe shkathtësitë për ndihmë mjekësore në fushëbetejë”, shkroi Mehaj.

Tutje, Mehaj amerikanët i quajti partnerë të pazëvendësueshëm të Kosovës.

Me ta, sipas tij, po vazhdojnë të punojnë në ngritjen e aftësive profesionale të FSK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat