“Disa rugovist i ndihmuan PDK-së në Prizren”/ Ky është reagimi i Anton Qunit pas komenteve të Haxhi Avdylit

Aktuale

“Disa rugovist i ndihmuan PDK-së në Prizren”/ Ky është reagimi i Anton Qunit pas komenteve të Haxhi Avdylit

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 09:27
Anton Quni dhe Haxhi Avdyli

Kreu i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren, deputeti Anton Quni ka thënë se “nuk ka kohë” të komentojë deklarimet e Haxhi Avdylit të Listës Guxo, i cili tha se votat e “disa rugovistëve” përcaktuan fitoren e Shaqir Totajt të PDK-së në Prizren.

Quni, në një prononcim nuk dëshiroi të komentojë deklaratën e Avdylit.

Fare s’kam vullnet me humbë kohë e me komentu deklarimet e tilla”, ka thënë Quni.

Lexo edhe këtë: Çuditet Haxhi Avdyli me këta persona që i ndihmuan PDK-së të fitojë në Prizren kundër LVV-së

Ndërkaq, Avdyli tha se “disa rugosvistë dhe po ashtu aktivistë të LVV-së” janë dy grupacionet politike që bashkëpunuan me koalicionin PDK-AAK-NISMA, për ta mposhtur Mytaher Haskukën, kandidatin e LVV-së për kryetar të Prizrenit.

Avdyli, tha se raundi i dytë i zgjedhjeve lokale dëshmoi për koalicionin e të gjithëve kundër Haskukës në Komunën e Prizrenit.

Ai u shpreh se do t’i bëjë opozitën pushtetit të ri në Komunën e Prizrenit, për të cilin shprehu dyshimet e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat