Çuditet Haxhi Avdyli me këta persona që i ndihmuan PDK-së të fitojë në Prizren kundër LVV-së

Aktuale

Çuditet Haxhi Avdyli me këta persona që i ndihmuan PDK-së të fitojë në Prizren kundër LVV-së

Nga: N. Sh. Më: 15 nëntor 2021 Në ora: 16:21
Mytaher Haskuka dhe Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli, përmes një postimi në facebook, ka reaguar për fitoren e PDK-së në Prizren.

Ai është çuditur se si të gjithë janë bërë bashkë kundër Mytaher Haskukës, që ishte kryetar i Prizrenit.

Avdyli shkruan se, u bashkua PAN-i të cilin koalxion e quan joparimor.

Sipa tij, në PAN u bashkuan edhe disa rugovistë dhe aktivistë të dëshpruar të LVV-së.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Prizrenit,

dje procesi zgjedhor u mbyll qetë, pa incidente dhe me një kulturë e lartë demokratike. Ky proces është fitore e qytetarisë të cilët me votën e dëshirën e tyre të lirë vendosën që qyteti i tyre të udhëhiqet nga PDK.

Procesi zgjedhor i 14 nëntorit deshmoj që fitoj koalicioni i të gjithëve kundër Kryetarit Haskuka. Për çudi këtë koalicion joparimor për arsye të ndryshme u bashkuan PAN por edhe Rugovistë poashtu aktivistë të dëshpruar të VV-së. Edhe pse i papëlqyeshëm, por ky është vendim i bashkëqytetarëve tanë, vendim i sovranit dhe padyshim që do respektohet dhe urojmë fituesit.

Një jam i sigurt që pushteti në Prizren dorëzohet në gjendje shumë më të mirë si infrastruktore e çdo aspekt tjetër sesa para 4 vitesh. Në 2017 Prizreni kishte 000 m-katror për investitor, e dorëzohen me 3 zona ekonomike të gatshme me qindra hektar. Ishin ato parti që tani kanë fituar që bllokuan keto projekte zhvillimore. Shëndetesia, arsimi, bujqësia e çdo sektor tjetër është pakrahasueshëm më mirë se para 4 vite.

Tani mbetet me u pa sesi ky pushtet i ri i krijuar në bazë të pazareve se si do sillet me pushtetin e fituar. A do arrijë të punoj për qytetin dhe qytetarët apo për grupet e interesit në koalicion e jashtë koalicionit mbetet për tu parë.

Ne lutemi dhe shpresojmë për punë të mira për qytetarët.

Unë si deputet, bashkë me kolegë do mbesim gardian të interesit qytetarë dhe do vezhgojmë me kujdes punën e secilit . Nuk do hezitojmë të denoncojmë çdo dukuri devijante, çdo shkelje korruptive, çdo keqpërdorim me pronën e paranë publike që mund të bëjnë koalicioni i PAN-it në Prizren, siq ka ndodhur në të kaluarën e tyre jo të largët.

Për fund, Kryetarin Haskuka falenderoj për bashkëpunim korrekt poashtu përgëzoj për punën e ndershme dhe të përkushtuar për Prizrenin më mirë.

Të dashur miqë e aktivistë,faleminderit për besimin tuaj,  për angazhimin e tuaj të pakursyer para e gjatë fushatës. Ne do jemi me ju dhe për ju, kudo që do jemi.

Nuk është fundi por fillimi i një beteje të re nga pozita të ndryshme por gjithmonë për #mëshumëpërprizrenin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat