Serbia pagoi mbi 1 milion euro për lobues amerikanë, vjen reagimi i parë nga VV: Kjo gjë duhet të bëhet urgjentisht!

Aktuale

Serbia pagoi mbi 1 milion euro për lobues amerikanë, vjen reagimi i parë nga VV: Kjo gjë duhet të bëhet urgjentisht!

Nga: A.M. Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 19:31
Foto ilustrim

Së fundi, u raportua se Oda Ekonomike e Serbisë ka paguar 1.3 milionë dollarë në tri vitet e fundit për lobuesit në SHBA.

Ndaj këtij raportimi, ka reaguar zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Zaimi.

Ai u shpreh se derisa flitet për lobimet e Serbisë në Amerikë, kryeministri Kurti emëroi ministër një veprimtar të spikatur të organizimeve politike shqiptare në Amerikë.

“Me një emërim të tillë Kurti e forcon dhe i jep autoritet lobit shqiptar-amerikan, dhe është urgjente për interesat e shqiptarëve në Ballkan, që mërgata shqiptare në Amerikë të faktirizohet politikisht”, shkroi Zaimi në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Teksa flitet për lobimet e Serbisë në Amerikë, të cilat mund të kenë arritur deri te ish-diplomatë e zyrtarë të lartë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, emëroi në postin e Ministrit të Shëndetësisë një veprimtar të spikatur të organizimeve politike shqiptare në Amerikë. Me një emërim të tillë Kurti e forcon dhe i jep autoritet lobit shqiptar-amerikan, dhe është urgjente për interesat e shqiptarëve në Ballkan, që mërgata shqiptare në Amerikë të faktirizohet politikisht.

Ministri i ri i Shëndetësisë së Kosovës, Rifat Latifi, është një personalitet i spikatur në shkencën dhe profesionin e vet.

Prej tij si ministër do të pritet pastrimi i spitaleve prej drejtuesve të paaftë apo të korruptuar, që janë vendosur në pozita pa merita. Do të pritet edhe forcimi i shëndetësisë publike e modernizimi i spitaleve dhe klinikave, sipas programit të qeverisë së Vetëvendosjes.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat