​Lajçak jep detaje pas takimit me Bislimin dhe Petkoviqin

Aktuale

​Lajçak jep detaje pas takimit me Bislimin dhe Petkoviqin

Më: 16 nëntor 2021 Në ora: 20:02
Miroslav Lajçak

Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, është takuar sot në Bruksel me kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë.

Ai në një postim në Twitter ka bërë të ditur se gjatë takimeve të ndara me Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviq ka përsëritur qëndrimin e vendeve anëtare të BE-së se është i nevojshëm një përparim në rrjedhën e dialogut.

“Sot prita dy kryenegociatorët dhe delegacionet e tyre në takime të veçanta për çështjet e pazgjidhura dhe rrugën përpara në dialog. Unë gjithashtu i informova për Këshillin e BE-së të hënën dhe përsërita pritjet e vendeve anëtare. Është koha për përparim të vërtetë".

Ndryshe, delegacionet e Kosovës dhe Serbisë nuk kanë zhvilluar takim të përbashkët në ditën e parë të bisedimeve në Bruksel, me ndërmjetësimin e Lajçak.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat