Hamza: Ka qenë një garë jo e lehtë

Aktuale

Hamza: Ka qenë një garë jo e lehtë

Më: 17 nëntor 2021 Në ora: 21:24
Bedri Hamza

Kryetari tashmë i zgjedhur i Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka folur në lidhje me rezultatet e zgjedhjeve lokale ku ai fitoi pa balotazh.

Ai  ka thënë se do të jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.

“Jam shumë i bindur se do tu shërbej ndershëm dhe do të jem në shërbim të qytetarëve të Mitrovicës pa dallim politik, gjinorë, religjionit apo dallime të tjera”, tha Hamza.

Derisa ka shtuar se është hera e parë që një kandidat në Komunën e Mitrovicës së Jugut ka fituar pa balotazh.

“Ka qenë një garë jo e lehtë, një garë me shumë angazhim dhe shumë punë dhe në fund ka rezultuar se në Mitrovicë për herë të parë prej se mbahen zgjedhjet me sistem të votës së drejtpërdrejtë një kandidat e fiton garën pa balotazh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat