Vllahiu: VV është dashur një vit më herët ta përgatis Vitinë si kandidat për Prishtinën

Aktuale

Vllahiu: VV është dashur një vit më herët ta përgatis Vitinë si kandidat për Prishtinën

Më: 19 nëntor 2021 Në ora: 00:06
Arbër Vllahiu

Analisti politik, Arbër Vllahiu, kritikoi qasjen e Kurtit karshi rezultateve të zgjedhjeve komunale, duke thënë se nuk e kupton krahasimin që e bën kryeministri i Kosovës, pasi që ky i fundit e cilësoi si të mirë numrin e përgjithshëm të votave për LVV-në në nivel vendi.

“Kurti tha se ka çalime brenda partisë, mendoj se ajo që çalon është zgjedhja e gabuar e kandidatëve, programet që nuk janë të përshtatshme me nevojat dhe kërkesat e qytetareve, ose programet mund të jenë shumë të vjetra”, tha Vllahiu.

Humbjen  e Arben Vitisë në Prishtinë, Vllahiu e komenton me faktin se ish-Ministri i Shëndetësisë hyri shumë vonë në garë.

“Në Prishtinë ka qenë një problem shtesë, e kanë fut kandidatin në gjysmën e garës. Nëse LVV ka pas synim që Vitia ta jetë kandidat, është dashtë 1 vit më herët ta përgatisë. Gara nuk nuk bëhet 30 apo 15 ditë para ditës së zgjedhjeve, por prej momentit që fillojnë përgatitjet për zgjedhjet”.

Kurti ka dhënë vetën para kandidatëve tjerë, në Prishtinë, Mitrovicë, Prizren dhe Podujevë”.

“Gara e LVV-së në një pjesë të komunave është zhvilluar duke u nisë mbi premisat se ky njeri do të na udhëheq, por ky njeri është kryeministër. Qytetarët kanë dashtë me e pa kandidatin me e pa programin dhe me e vlerësu se çfarë baze paraqet. Kandidati nuk paraqet vetëm programin, por edhe vetën e tij”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat