PDK kërkoi dorëheqjen e avokatit të popullit, vjen reagimi i Haxhi Avdylit

Aktuale

PDK kërkoi dorëheqjen e avokatit të popullit, vjen reagimi i Haxhi Avdylit

Më: 22 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Haxhi Avdyli

Zyrtari dhe deputeti i listës “Guxo” Haxhi Avdyli, ka reaguar pasi Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kërkoi dorëheqjen e Avokatit të Popullit Naim Qelaj, pasi ky i fundit ka refuzuar ankesën e Valdete Dakës, kundrejt Vjosa Osmanit.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se PDK-ja po reagon “ashpër” me siç e quan ai “vendim konform” kompetencave të avokatit të popullit.

Sipas tij ky reagim ka ndodhur për shkak se avokati i popullit nuk po merr më urdhëra nga “zyrat e Abelardit”.

“Reagon “ashpër” dhe çuditet PDK-ja: Pse Avokati i popullit vendos i pavarur dhe konform kompetencave të tij? Pse Avokati spo merr urdhëra nga zyret e Abelardit? Mbrohet fanatikisht Valdetja e KQZ sikur të ishte kryetare e PDK e jo një kryesuese e një institucioni të paanshëm. Çkapja e shtetit dikujt po i dhemb, por ska alternativë”, shkruan ai në Facebook.

Kujtojmë se Abelard Tahiri në një konferencë për media ka kërkuar dorëheqjen e Naim Qelajt dhe ka shtuar se nga sot ai duhet të quhet “Avokat i Vjosa Osmanit”.

“Nuk është Avokati i Popullit ai që duhet të vlerësoj kushtetutshmërinë e këtij akti. Avokati i Popullit është ai që i mbron të drejtat e njeriut në Republikën e Kosovës, dhe në këtë rast, do të duhej me e dërgu rastin në Gjykatën Kushtetuese. Nga sot atij veç ‘Avokat i Popullit’ nuk mundemi me i thënë, mundemi me i thënë ‘Avokat i Vjosa Osmanit, i Presidentes’. Unë nuk mendoj që ai e meriton me qëndru në atë pozitë, vlerësimet e tija janë të papranueshme. Vlerësimet se vendimi paska qenë në përputhje me Kushtetutën janë të papranueshme dhe mendoj se pas këtij akti të turpshëm, ai nuk do të duhej më qëndru në atë zyrë. Do t’i bënte nder edhe vetes edhe pozitës që me jep dorëheqje”, tha Tahiri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat