Shokon veprimtari i LDK-së: Jusuf Haklajn dhe Sabahate Tolajn i vrau urdhri i Kapos së bandës së Dukagjinit - përmendet edhe Thaçi

Aktuale

Shokon veprimtari i LDK-së: Jusuf Haklajn dhe Sabahate Tolajn i vrau urdhri i Kapos së bandës së Dukagjinit - përmendet edhe Thaçi

Nga: Bota sot Më: 24 nëntor 2021 Në ora: 22:06
Ramush Haradinaj

Janë bërë 18 vite nga vrasja e luftëtarëve të lirisë dhe pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, Sabahate Tolaj dhe Jusuf Haklaj.

Sipas veprimtarit të hershëm të Lidhjes Demokratike të Kosovës në diasporë, Fatmir Bajrajt, ata janë vrarë në një pritë tinëzare, për shkak se ishin afër për ta zbardhur të vërtetën për vrasjen e Kolonelit Tahir Zemaj, Enisit dhe Hasan Zemajt, përcjell Bota sot.

Lidhur me këto vrasje, Bajraj ka akuzuar Ramush Haradinajn, të cilin e ka quajtur “Kapo i krimit të Dukagjinit”.

Ai ka parafrazuar kolonelin Zemaj, i cili kishte thënë se nëse do të vritej “në Drenicë e gjetiu në Kosovë, pas vrasjes sime qëndron, Kapo i bandës kriminale të Drenicës, Hashim Thaçi...!”.

Reagimi i Bajrajt në Facebook:

18 vite nga vrasja politike e Jusufit dhe Sabahatës!

U vranë me atentat me 24 nëntor 2003, në një pritë tinëzare të organizuar nga ana e Kapos së krimit të Dukagjinit, për ta vrarë të vërtetën e vrasjes së Kolonelit Tahir Zemaj, Enisit dhe Hasanit, e cila ishte në horizont.

- Atentat me synimin dhe qëllimin e errësimit të sistemit të Drejtësisë së Kosovës,

- Atentat për ta vrarë lirinë e Kosovës dhe vlerat e saj sublime ndër breza...!

Oguri i zi, por me ekzaktësi profetike i Heroit, Kolonel Tahir Zemaj, në liri pasi kishte mbijetuar dy atentate:

Parafrazoj Komandantin legjitim & legal të ZOD, Kolonelin Tahir Zemaj, tanimë Hero i Kosovës:

"Nëse vritem në Dukagjin, pas vrasjes sime qëndron Kapo i bandës kriminale të Dukagjinit, Ramush Haradinaj, derisa;

Nëse vritem në Drenicë e gjetiu në Kosovë, pas vrasjes sime qëndron, Kapo i bandës kriminale të Drenicës, Hashim Thaçi...!"

Jusuf Haklaj dhe Sabahate Tolaj, u vranë me atentat, ngase ishin dekonspiruar se ishin afër zbardhjes së atentatit dhe autorëve të krimit makabër ndaj Kolonelit, Enisit dhe Hasan Zemaj.

- I vrau urdhri i Kapos së bandës së Dukagjinit, lideri i AAK-së, ish Kryeministër i Republikës së Kosovës martire, z. Ramush Haradinaj!

Ramush, lule dërgo Sistemit të Drejtësisë se Kosovës, i cili nuk kishte kurajon, vullnetin dhe as guximin të përballët me kriminelët dhe krimin ndaj shqiptarëve dhe atdheut të tyre, edhe në liri.

Mos pjesëmarrja, dhe sidomos mos-dërgimi i luleve tek viktimat, nderon heronjtë e vërtetë, familjet dhe bashkëpunëtorët e tyre dhe vet Kosovën martire.

Lavdi Kolonelit, Hasanit, Enisit, sikurse edhe Jusuf Haklaj e Sabahate Tolaj!

f.b

Image
Postimi i Bajrajt në Facebook
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat