“SHIK- u nuk u shpërbë, por u shndërrua në një agjenci shumë të rëndësishme për Kosovën”

Aktuale

“SHIK- u nuk u shpërbë, por u shndërrua në një agjenci shumë të rëndësishme për Kosovën”

Nga: H.O. Më: 25 nëntor 2021 Në ora: 22:05
Ilustrim

“Një ditë, në njërën nga seancat parlamentare, Kadri Veseli, krenar e me guxim të tepëruar, e shpalli shpërbërjen e SHIK-ut, "si institucion "legal", i cili ka kryer detyra të guximshme dhe të rëndësishme shtetërore, zbuluese dhe informative", por, pa dhënë asnjë fakt konkret!? Kreu i SHIK-ut shpalosi - fjalë e rrenë -, nismë e mbarim, duke e heshtur të gjithë veprimtarinë e nëndheshme, të errët e supër-kriminale, të kësaj organizate mafioze e banditeske, që numëronte 30 mijë pjesëtarë, përkundër kësaj shifre, shefi i SHIK-ut, i ligjësonte vetëm 92 anëtarë”, ka thënë në një prononcim për ‘Bota sot’, publicisti Idriz Zeqiraj.

Ai ka thënë tutje se, Veseli në këtë seancë ‘asnjë fjalë për ndonjë kontribut konkret, në shërbim të vendit, përveç se frazeologjisë përgjithësuese boshe’.

“Veseli i kaloi në heshtje edhe "ato lidhje", me Presidentin Rugova, të cilat, pas arrestimit të tij, disa "avoketër" të tij, po hapin mjegullnajë të qëllimshme. Por, nuk kanë munguar dinjitarë, si Heroi i Kosharës, Komandant Anton Quni, Donikë Gërvalla, Vjosë Osmani dhe disa deputetë nga Vetëvendosje, drejtëpërdrejtë apo tërthorazi, kanë përsëritur plotësimin e kushtit të "vogël", të Presidentit Rugova, për ta pranuar legalizimin, amnistimin e SHIK-ut të bandës PAN”, thekson ai.

Megjithatë ai thotë se rrjedha e ngjarjeve dëshmoi shpërbërjen fiktive të SHIK-u.

“Realisht, ai nuk u shpërbë, por u konvertua në AKI. Nënshkrimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, Asociacionin, Demarkacionin, nga Hashim Thaçi e Isa Mustafa, që, padyshim, janë akte tradhtie, u heshtën nga AKI, edhe pse Hashimi ishte denoncuar për lidhjet e tij me agjentin francez të DGSE, Damjan Arnaud. Ndërkohë, po flirtonte edhe me Vuçiqin e Serbisë, në dëm të Kosovës. Edhe Isa Mustafa, si garniturë e monizmit, patericë e Hashimit, duhej të kalonte në filtrin e AKI-së. Krijesa zëvendësuese e SHIK-ut, me emër të ri, AKI, që nga përzgjedhja e kuadrit e deri tek veprimtaria e saj, ishte kamufluese, pa fije transparence, pa llogaridhënie të mirëfilltë, sepse ajo, de facto, udhëhiqej nga binomi Thaçi-Veseli, në një konspiracion të çuditshëm”, vlerëson Zeqiraj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat