Memli Krasniqi: I tronditur me sulmin makabër në Deçan

Aktuale

Memli Krasniqi: I tronditur me sulmin makabër në Deçan

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:46
Memli Krasniqi

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka reaguar pas sulmit tragjik që ndodhi në Gllogjan të Deçanit ku mbetën të vrarë tre persona.

“Në këto orë të rënda për familjarët e viktimave, i bashkohemi dhimbjes së tyre, ndërsa të lënduarve ju dëshirojmë shërim të shpejtë”, ka shkruar Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se organet përgjegjëse të sigurisë duhet sa më parë “të zbardhin rastin dhe autorin e kësaj vepre të tmerrshme të sjellin para drejtësisë”.

Spitali i Pejës ka konfirmuar për tri viktima dhe një të lënduar, i cili është jashtë rrezikut për jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat