Shpërthen Miftaraj, Prokurorët Specialë marrin 3 mijë euro pagë, të dalin në vendin e krimit

Aktuale

Shpërthen Miftaraj, Prokurorët Specialë marrin 3 mijë euro pagë, të dalin në vendin e krimit

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:50
Ehat Miftaraj

Aktivisti i shoqërisë civile Ehat Miftaraj ka apeluar që sa më shpejt Prokuroria Speciale të veprojë për rastin tragjik që ndodhi në Gllogjan. Ai ka thënë se përse duhet t’u japim rroga aq të larta prokurorëve specialënëse nuk veprojnë.

“Nuk po dua te besoj se rasti ne Gllogjan nuk eshte marr ende nen kompetence nga Prokuroria Speciale e Republikes se Kosoves.

Nese prokuroret e PSRK nuk dalin sonte ne vend te ngjarjes, nuk e marrin lenden ne kompetence, dhe nuk shkojne ne vend te ngjarjes jo nje prokuror po se paku tre e me shume nga PSRK, perfshire vet Kryeprokurori i kesaj prokurorie, atehere nuk di pse kemi PSRK, dhe pse keta prokurore paguhen 3000 Euro e me shume ne muaj.”,
ka potencuar Miftaraj.

Tre persona, shoferi dhe dy nxënës kanë mbetur të vrarë në rrethana ende të pasqaruara kur është qëlluar një autobus me nxënës në Gllogjan.

Raportohet se hakmarrja mund të jetë njëra nga pistat e krimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat