Dyshohet se ky është motivi i sulmit me automatik në Gllogjan

Aktuale

Dyshohet se ky është motivi i sulmit me automatik në Gllogjan

Nga: A.ZH Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 21:54
Pamje nga vendi i ngjarjes

Tre persona kanë vdekur dhe një person është plagosur pasi një person i maskuar ka sulmuar me automatik autobusin me nxënës në fshatin Gllogjan.

I vrarë në vend ka mbetur shoferi i autobusit dhe dy nxënës, të cilët janë dërguar pa shenja jete në spital.

Dyshohet se motivi i ngjarjes tragjike ishin mosmarrëveshjet që kishin mes vete pronarët e kompanive të autobusëve.

Përkundër informacioneve të dala se numri i të vrarëve ka arritur në katër, zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë se si pasojë e sulmit me armë të një autobusi në fshatin Gllogjan, tre persona kanë vdekur, si dhe një tjetër është plagosur.

Sipas tij, i plagosuri është jashtë rrezikut për jetë./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat