Tragjedia në Deçan/ Media kroate: Në Kosovë kanë qëlluar me kallashnikov në autobus me adoleshentë!

Aktuale

Tragjedia në Deçan/ Media kroate: Në Kosovë kanë qëlluar me kallashnikov në autobus me adoleshentë!

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:24
Foto ilustrim

Sonte një autobus është qëlluar nga kallashnikovi në fshatin Gllogjan të Deçanit. Sulmi ndodhi rreth orës 19:00.

Për këtë rast ka raportuar edhe media kroate, Index.hr.

Tre persona u vranë. Mediat vendase thonë se një tjetër person ka mbetur i vrarë, por ende nuk është konfirmuar.

Mediat në gjuhën shqipe kanë raportuar se janë vrarë shoferi Gani Gjokaj dhe nxënësit, i riu L. H. dhe adoleshenti G. M. Nxënësit e vrarë janë 17 dhe 18 vjeç.

Sipas portaleve lokale, në vend ka humbur jetën edhe një konduktor i autobusit. Kjo ende nuk është konfirmuar.

Selman Berisha nga Qendra e Mjekësisë Familjare në Deçan ka konfirmuar vdekjen e tre personave. Ai ka thënë se tre personave rreth orës 19.35 iu është dhënë ndihma e parë dhe se ata janë dërguar në Pejë.

“Rreth orës 19.45 në vendin e ngjarjes ka dalë mjeku kujdestar ku është konstatuar vdekja e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve nga Gllogjani. Për momentin dy të lënduar ndodhen në spitalin e Pejës dhe një në Deçan. Tjetër nuk kemi. informacion”, tha Berisha.

Në rrjetet sociale është shfaqur një video ku shihen të tjerë të plagosur teksa arrijnë në spitalin e Pejës.

"Shoferi ka ndërruar jetë në vend, studentët kanë vdekur në spital”, ka thënë kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat