Kërkohet shtetrrethimi i rrafshit të Dukagjinit, Koci: Ja për sa mund të zbulohet akti terrorist

Aktuale

Kërkohet shtetrrethimi i rrafshit të Dukagjinit, Koci: Ja për sa mund të zbulohet akti terrorist

Nga: A.M. Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 22:50
Arianit Koci

Pas aktit terrorist në Deçan, avokati Arianit Koci ka kërkuar që i gjithë rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim.

“Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist”, shkroi Koci në Facebook, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Tre burra të aftë, të ndershem dhe trima të Inteligjencës së Policisë - e ka të tillë; po aq burra nga AKI - dhe duart e lira në hetim - i zbulojnë terroristat e sulmit në Deçan, shumë shpejtë.

Nëse nuk ka interferim!

Natyrisht, sonte duhet që krejt Rrafshi i Dukagjinit të futet në shtetrrethim; patrullat e policisë të dalin në rrugë, dhe të hetohet çdo hyrje/dalje në Kosovë.

Një javë. Nuk duhet më shumë për zbulim të këtij akti terrorist.

Analistat e inteligjencës, nuk guxojnë të pushojnë hiç.

Përndryshe, motivet mund të jenë shumë më pak komplekse, se që mendohet.

Në nje vend ku ka krizë të moralit, motivet e krimeve makabër, shpesh janë me “tokësore” se që mendohet.

Sidoqoftë, burgimi i përjetshëm është masa e vetme që duhet të aplikohet në këtë rast.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat