Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Liburn Aliu: Hekurudha forcon portin e Durrësit, Prishtina vend tranzit për mallrat

Aktuale

Marrëveshjet Shqipëri-Kosovë, Liburn Aliu: Hekurudha forcon portin e Durrësit, Prishtina vend tranzit për mallrat

Më: 26 nëntor 2021 Në ora: 23:39
Liburn Aliu

Në emisionin “Ballkan” me gazetaren Linda Karadaku, ishte i ftuar ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu.

Ai është ndaluar tek marrëveshjet që u firmosën sot në Tiranë mes Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa ka theksuar se linjat hekurudhore do të ndihmonin në zhvillimin e të dy vendeve.

Ali ka shpjeguar se linja hekurudhore që lidh portin e Durrësi me Prishtinën, do të shërbente pikë së pari për vetë zhvillimin e portit, por do të shndërronte Prishtinën në një pikë strategjike për shpërndarjen e mallrave në rajon.

“Korridori 10 që është vendos. Do mund të bëhet linja tjetër Prishtinë, Merdare, Nish Sofie. Të lidh Prishtinën me portin e Durrësit dhe mundësinë për në Stamboll. Do ishte dhe i ka mundësitë që të modernizohen. Lidhja me portin e Durrësit do ishte një mundësi e mirë për portin por edhe për Kosovën. Se krijohet si zonë tranziti për tu shpërndarë në të gjithë vendet e tjera. Është një projekt i gjelbër dhe mallrat do ketë më pak që transportohen me automobil. Do zhvillonte të dyja vendet dhe do kishte funksionim normal.” tha Aliu.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat