Reagimi i analistit nga Amerika, kërkon “shpërthimin” e Kurtit ndaj Serbisë: Ku je Albin?

Aktuale

Reagimi i analistit nga Amerika, kërkon “shpërthimin” e Kurtit ndaj Serbisë: Ku je Albin?

Nga: N. Sh. Më: 27 nëntor 2021 Në ora: 16:18
Albin Kurti

Gjatë ditës së sotme, është raportuar se Serbia ua ka refuzuar kërkesën për vizitë në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, katër minsitrave të Qeverisë së Kosovës.

Lajmin e ka konfimuar vet ministri i infrastrukturës së Kosovës, Liburn Aliu, që sipas tij, ky refuzim vjen pak para nisjes për Serbia dhe ky refuzim kishte ndodhur pa arsye.

Aliu përmes një postimi në facebook, shkruan se, sot bashkë me Arbërie Nagavcin, Hekuran Muratin dhe Hajrullah Çekun, kanë planifikuar të fillonin vizitën dy ditore në Kosovën Lindore.

“Në harmoni me procedurat dhe marrëveshjen në Bruksel, ne kemi bërë kërkesë të rregullt me datë 24 Nëntor, duke prezantuar edhe agjendën e vizitës. Refuzimi na është bërë sot në oren 07:13”, shkruan Aliu.

Për këtë çështje ka reaguar, analisti nga Amerika, prof. dr. Binak Maxharraj.

Ai kërkon nga kryeministri Albin Kurti që të reagoj ashpër pas mos lejimit të ministrave në Serbi.

Maxharraj kërkon nga Kurti që t’i dëgjohet zëri i tij, madje kërkon që të shpërthej ndaj Serisë.

Reagimi i plotë:

ALBIN SHTRËNGOJË DHËMBËT....MINISTRAT T'U KTHYE PAS.

Sot u kthyen pas katër ministrat e qeverisë Kurti II, Liburn Aliu, Arbërie Nagavci, Hekuran Murati dhe Hajrullah Çeku nuk u lejuan të hyjnë në Serbi ku kishin planifikuar një vizitë dy ditore në Kosovën Lindore në Preshevë, Bujanoc dhe Medegjë.

Por, Serbia e Vuçiqit nuk i lejoj i këthej pas, nuk iu dha leja e hyrjes.

Albin bre, shtrëngoj dhëmbët, sepse kur ndonjë zyrtar i Serbisë nuk lejohej të hyjë ne Kosovë menjëherë Serbia e jepte alarmin në Bruksel, Berlin, Moska, Uashington, Londer dhe Paris, bile edhe kërcënonte Kosovën.

Ku je Albin, a je kësajde s'po të dëgjohet zëri, shpërthe....

Pra ky është ai "Ballkani i Hapur" sipas hartimit të Vuçiqit dhe Edi Ramës.

Pra, kjo na qenka lëvizja e lirë e njerëzve sipas projektit "Open Ballkan" të Edi Ramës dhe çetnikut Vuçiq.

Por mos harro edhe diçka të gjitha ato marrëveshje të nënshkruara dje në Elbasan janë floskula politike të Edi Ramës, do përfundojnë në kosh sikurse ato të parat, ose Edi Rama do t’i implementoj veta ato marrëveshje që i konvenojnë Vuçiqit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat