Publikohet momenti prekës kur Bashkim Jashari që sot u bë komandant i FSK-së kishte pritur burrat e familjes Jashari

Aktuale

Publikohet momenti prekës kur Bashkim Jashari që sot u bë komandant i FSK-së kishte pritur burrat e familjes Jashari

Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 19:07
Bashkim Jashari, Ministri Mehaj, Rrahman Rama

Bashkim Jashari është caktuar sot si komandant i Forcës së Sigurisë së Kosovës, pas dorëheqjes së ish-komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrahman Rama.

Ndërsa kohë më parë, më 29 qershor të vitit 1999, Bashkim Jashari i kishte pritur katër burrat e familjes Jashari, Rifat (Shaban) Jashari, Murat (Rifat) Jashari, Lulzim (Adem) Jashari dhe Bekim (Hamza) Jashari, të cilët jetonin në mërgim, e që u kthyen në Kosovë, dy javë pas çlirimit.

Ata vinin në Kosovë, por nuk i takuan të gjallë më të dashurit e tyre, të cilët kishin rënë dëshmorë për lirinë e Kosovës, të cilët deri në frymën e fundit luftuan me paramilitarët serbë me 5, 6 dhe 7 mars të vitit 1998.

Pamjet ku Bashkimi i prit katër anëtarët e familjes Jashari janë të realizuara nga Halit Barani.

Në video shihet, saktësisht te minuta e 02:00 edhe Rrahman Rama, ish gjenerali duke pirë cigare.

Të nderuar lexues të gazetës “Bota sot”, komentet që përmbajnë fyerje, ofendime dhe sharje nuk lejohen në portal. Andaj, komentet e juaja do të kalojnë në filtra për aprovim dhe të tillat që përmbajnë gjuhë që nuk përkon me rregullat, nuk do të aprovohen. Ju faleminderit.
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat