Paralajmërimi i Milazim Krasniqit/ Nëse BE dhe SHBA nuk e bëjnë këtë, Serbia e ndez zjarrin në këtë shtet

Aktuale

Paralajmërimi i Milazim Krasniqit/ Nëse BE dhe SHBA nuk e bëjnë këtë, Serbia e ndez zjarrin në këtë shtet

Nga: P.R Më: 30 nëntor 2021 Në ora: 21:36
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, përmes një postimi në facebook ka kërkuar sanksione për shtetin serb.

Sipas tij, nëse Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk veprojnë, atëherë Serbia do ta ndezë zjarrin në Bosnjë-Hercegovinë.

“Veprim idiotik do të ishte çdo presion mbi Kosovën për të bërë lëshime ndaj Serbisë në dialogun në Bruksel. BE dhe SHBA tashmë duhet ta kenë të qartë se çdo lëshim që do t’i bëhej Serbisë, është në favor të penetrimit më të madh në rajon të Rusisë. BE dhe SHBA duhet të fillojnë të zbatojnë sanksione ndaj Serbisë, e jo koncesione. Nëse nuk e bëjnë, rreziku është se do t’u ndizet shumë shpejt zjarri në Bosnje. Mandej në Malin e Zi. Ndërsa, Kosova do të presë radhën, që të jetë edhe ajo cak i destabilizimit të ri serbo-rus”, ka shkruar ndër tjerash Krasniqi, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

“OPEN BALLKAN’ SI “RUSIAN BALLKAN”/ Vuçiqi definitivisht e ka shndërruar Serbinë në shtet-klient ose vasal të Rusisë. Në vizitën e tij të fundit në Rusi (25 nëntor 2021) e ka futur Serbinë në varësi edhe më të madhe nga Rusia: Petrokimia po u shitet rusëve, hekurudhat do të ndërtohen nga Rusia, me ç’rast Serbia do të ngarkohet me 2.5 miliardë euro kredi, do të harxhohen qindra miliomë euro të tjera për armë që do të blihen nga Rusia. Dhe ajo që është edhe më shqetësuese, po planifikohet që Rusia të ndërtojë në Serbi një elektranë nukleare.

Në kohën kur Rusia po e shton armiqësinë e vet kundër NATO-s e Perëndimit, Serbia ka marrë definitivisht anën e Rusisë. Pra, Serbia vërtet është bërë “kolona e pestë e Putinit në Evropë”, siç pati konstatuar më herët “Fajnenshel tajms.” Në këto rrethana, është veprim idotik çfarëdo afrim i Shqipërisë me këtë Serbi, në iniciativën “Open Ballkan”, e cila në këso zhvillimesh në Serbi, mund të jetë vetëm “Rusian Ballkan.”

Poashtu veprim idiotik do të ishte çdo presion mbi Kosovën për të bërë lëshime ndaj Serbisë në dialogun në Bruksel. BE dhe SHBA tashmë duhet ta kenë të qartë se çdo lëshim që do t’i bëhej Serbisë, është në favor të penetrimit më të madh në rajon të Rusisë. BE dhe SHBA duhet të fillojnë të zbatojnë sanksione ndaj Serbisë, e jo koncesione. Nëse nuk e bëjnë, rreziku është se do t’u ndizet shumë shpejt zjarri në Bosnje. Mandej në Malin e Zi. Ndërsa, Kosova do të presë radhën, që të jetë edhe ajo cak i destabilizimit të ri serbo-rus.

Në fakt, synimi strategjik serbo-rus është që këto tre shtete të futen në “Open Ballkan” (Rusian Ballkan) me anën e presioneve-gjunjëzimit. Sipas projektit rus, të cilin e ka miratuar edhe Serbia, për t’u harruar nga NATO Ukraina, duhet të rusifikohet/destabilizohet Ballkani. Serbia putiniane është në shërbim të këtij projekti ogurzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat