Kush ishte Sali Çekaj sipas komandant “Kobrës”?

Aktuale

Kush ishte Sali Çekaj sipas komandant “Kobrës”?

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:11
Naser Vllasi

Teksa sot u shënua 30-vjetori i hyrjes nga Shqipëria në Kosovë i grupit të armatosur armatosur që drejtohej nga Adem Jashari, Zahir Pajaziti, Ahmet Hoxha, Ilaz Kodra, Sali Çekaj, ky i fundit u kujtua nga miqtë dhe bashkëluftëtarët e tij.

Komandanti i zonës së Koshares, Naser Vllasi, ka rrëfyer momentin kur ai për herë të parë është takuar me njeriun që kishte dëgjuar shpesh herë, vite e vite më parë, Sali Çekajn. Vllasi ka treguar se për herë të parë ai dhe Çekaj janë takuar në nëntor të vitit 1998.

“Komandantin Sali Çekaj e kam takuar gjatë vitit 1998, edhe pse për të kisha dëgjuar qysh në vitet e 90-ta. Unë kisha dëgjuar për aktivitete patriotike të tij. Gjatë muajit nëntor të vitit 1998, në qendrën stërvitore “Papaj”, për herë të parë e takova Sali Çekajn dhe stafin tjetër komandues. Ai ishte mbresëlënës, ishte njeri i urtë, i dashur dhe i qetë. Ai çdo gjë e pranonte me qetësi”, tha ai.

“Roli i tij në zonën e Koshares ka qenë gjithëpërfshirës. Ai ka pasur rol kyç dhe dominant. Salihu ishte nga ajo pjesë, e njihte më së miri atë zonë. Kontribuonte në çdo aspekt, ishte pasqyrë për individë dhe për familjet që ishin rreth asaj zone kufitare.”

“Ai kishte një rol të rëndësishëm në analizimin dhe studimin e situatave më kritike që kishim. Nuk kishte kohë as gjumë të bënte, i përcillte dhe i analizonte edhe politikat ndërkombëtare. Ai ka qenë morali ynë,” ka thënë Vllasi.

Në fund, ai tha se Sali Çekaj urtësinë dhe qetësinë e tij ua kishte transmetuar edhe ushtarëve të vet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat