Dy ditë pas masakrës së Reçakut, kështu ishte hakmarrë UÇK-ja, ata vranë kriminelin Miro Mekiq

Aktuale

Dy ditë pas masakrës së Reçakut, kështu ishte hakmarrë UÇK-ja, ata vranë kriminelin Miro Mekiq

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 20:35
Miro Mekiq

Më 15 janar 1999, forcat policore dhe ushtarake serbe vranë 45 civilë shqiptarë në fshatin Reçak të komunës së Shtimes. 

Tani, kur bëhen 22 vjet nga masakra, banorët e fshatit, të cilëve iu vranë familjarët, thonë se janë të dëshpëruar me faktin se askush nuk u dënua për krimet e kryera.

Në Kosovë pas luftës së vitit 1999 kanë qenë 48 gjykime për krime lufte në të cilat janë dënuar 34 shqiptarë, 4 serbë dhe një malazez. 

Kështu thuhet në publikimin e botuar “Pasqyrë e gjykimeve për krimet e luftës në Kosovë në periudhën 1999-2018”, të cilin e përgatiti Fondi për të Drejtën Humanitare të Kosovës (FDH).

Sipas këtyre të dhënave, serbët e përfshirë në masakrën e Reçakut dhe masakrat tjera në Kosovë kanë mbetur të pandërshkuar.

Në mesin e kriminelëve kryesorë që kishin marrë pjesë në këtë masakër ishte edhe Miro Mekiq, zëvendëskomandant i Stacionit Policor në Shtime.

Mirëpo, ishin forcat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) që u hakmorrën për masakrën e Reçakut. 

Ushtarët e UÇK-së dy ditë pas masakrës vranë Mekiqin, më 17 janar 1999.

Të kujtojmë se në mesin 17 të dyshuarve për masakrën e Reçakut kishte policë, të rinj serbë që ende ishin nxënës, punëtorë, inxhinier të pylltarisë, dhe automekanik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat