​Veliu: Nuk jam fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë

Aktuale

​Veliu: Nuk jam fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë

Më: 2 dhjetor 2021 Në ora: 22:24
Agim Veliu

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu ka deklaruar se nuk është fajtor për humbjen e LDK-së në Podujevë dhe fajtor janë të tjerët duke përfshirë edhe Lumir Abdixhikun, i cili nuk e njeh ende strukturën e LDK-së në gjithë Kosovën.

Veliu tha se me këtë rezultat po shihet që ai është faktor në Podujevë.

“Jam një kontribuues 30 vjeçar dhe LDK të vlerëson me një certifikatë. Vendimi i LDK-së për të më larguar ishte dëmshëm për LDK-në. Kush të jep certifikatë, ata që me opinione kanë kritikuar LDK-në”, tha Veliu.

Sipas tij, Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani janë angazhuar për ta dëmtuar kandidatin e më hershëm të LDK-së në Prishtinë, Arban Abrashin. Derisa thotë se për zgjedhjet e fundit në Podujevë, thotë se LDK u vetëkënaq me rezultatin e raundit të parë.

“Ata u vetëkënaqen nga rezultati i raundit të parë dhe duket që nuk kanë punuar për balotazh. U arrit që të unifikohen rreth kandidatit të tyre, pastaj mund të ketë ndikim edhe vota e subjekteve tjera politike. Lumiri ka investuar shumë edhe materialisht dhe ka mëndu që po e mund Albinin në Podujevë dhe po ia plotëson dëshirën Kurtit për të më larguar mua”, tha ai në Tv Dukagjini.

Veliu shtoi se Vjosa Osmani do të duhej të largohej shumë më herët nga LDK sepse ajo i ka bërë shumë dëme kësaj partie dhe nuk do të duhej asnjëherë të jetë në listën e LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat