​Sveçla: Kosova renditet e para në rajon nga Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021

Aktuale

​Sveçla: Kosova renditet e para në rajon nga Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021

Më: 4 dhjetor 2021 Në ora: 22:02
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka thënë se rezultatet e Qeverisë së Republikës së Kosovës në përmirësimin e sigurisë dhe sundimin e ligjit tashmë janë dokumentuar edhe në një raport kredibil ndërkombëtar.

Sveçla ka shkruar në Facebook se lufta serioze dhe e pa kompromis kundër krimit të organizuar e korrupsionit, terrorizmit, krimeve ekonomike, dhe avancimi në respektimin e të drejtave të njeriut ka bërë që Indeksi i Sundimit të Ligjit 2021 “World Justice Project” të renditë Kosovën si e para në rajon.

“Republika e Kosovës në këtë renditje botërore për sundim të ligjit, prinë në fusha si ajo e transparencës, respektimit të të drejtave të njeriut, luftimit të korrupsionit, rendi e siguria, si dhe fusha të tjera me rëndësi.

Dinamika jonë e angazhimit do të vazhdojë të rritet dhe më shumë në parandalimin dhe luftimin e krimit, ngritjen e kapaciteteve njerëzore, analitike dhe hetuese të mekanizmave të rendit dhe sigurisë, dhe kompletimit të kornizës strategjike dhe ligjore”, ka shkruar ai.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat