324 raste aktive me COVID-19

Aktuale

324 raste aktive me COVID-19

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 07:52
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë dhënë 2.777 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Sipas njoftimit, prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.624.584 doza të vaksinës.

“Deri më sot 765.669 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Nga 1.563 testime, 4 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.824. Në total numri i rasteve aktive është 324”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat