Abdixhiku për vdekjen e Dole: Kosova e humbi një mik të madh

Aktuale

Abdixhiku për vdekjen e Dole: Kosova e humbi një mik të madh

Më: 5 dhjetor 2021 Në ora: 20:59
Lumir Abdixhiku

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e senatorit Bob Dole.

Ai, me anë të një postimi në rrjetin social Twitter, ka shkruar se Kosova ka humbur një mik të madh.

“Pusho në paqe Senator Bob Dole. SHBA humbi një patriot të vërtetë, Kosova humbi një mik të madh”.

“Senatori Dole ishte një mbështetës i shquar i lëvizjes sonë për liri, pavarësi dhe demokraci. Emri i tij është gdhendur përjetësisht në themelet e shtetit tonë,” ka thënë Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat