Erion Veliaj uron Përparim Ramën

Aktuale

Erion Veliaj uron Përparim Ramën

Më: 7 dhjetor 2021 Në ora: 15:35
Përparim Rama

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e ka uruar Përparim Ramën, i cili u betua sot si kryetar i ri i Prishtinës.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Veliaj e përgëzoi edhe Ahmetin i cili ishte kryetar në dy mandate e për të cilin tha se e ka transformuar Prishtinën në një vend funksional e të pastër.

“Shpend Ahmeti e transformoi Prishtinën në një vend funksional, të pastër, plot jetë – thënë troç, e vendosi në hartën e qyteteve moderne. Bravo mik!

Sot e merr stafetën, miku ynë i përbashkët Përparim Rama për ta çuar akoma më tej punën e nisur! Suksese dhe të priftë e mbara”, ka shkruar Veliaj.

Image
Erion Veliaj dhe Përparim Rama
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat