Raporti: Kryetarët e komunave ndërhyjnë në punën e zyrtarëve të prokurimit

Aktuale

Raporti: Kryetarët e komunave ndërhyjnë në punën e zyrtarëve të prokurimit

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 12:20
Foto nga konferenca

Kryetarët e komunave ndërhyjnë në punën e zyrtarëve të prokurimi, respektivisht gjatë fazës së implementimit të planit të prokurimit.

Kjo nga Iniciativa për Progres (INPO) po konsiderohet si shkelje ligjore.

Qëndrim Arifi hulumtues i lartë në Iniciativa për Progres (INPO) gjatë publikimit të raportit “Planifikimi i prokurimit në mes të formalitetit dhe profesionalizmit”, theksoi se rezultatet e hulumtimit tregojnë se asnjëra nga komunat e monitoruara nuk e ka planifikimin e prokurimit konform kërkesave ligjore, përkatësisht planin e prokurimit nuk e kanë hartuar me të dhënat e nevojshme dhe të sakta lidhur me aktivitetet e planifikuara.

Arifi po ashtu ka komentuar edhe dështimin e emërimit të Bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit (OShP), i cili theksoi se ky dështim nga Kuvendi do të sjellë pasoja për këtë sektor të prokurimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat