Pas operacionit këto janë fjalët e para të Adriana Matoshit/Ja si i drejtohet popullit

Aktuale

Pas operacionit këto janë fjalët e para të Adriana Matoshit/Ja si i drejtohet popullit

Nga: M.H. Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 13:14
Adriana Matoshi

Deputetja dhe aktorja Adriana Matoshi ditë më parë i është nënshtruar operacionit për tumorin që asaj iu kishte kthyer pas tetë vite.

Ajo sot pas operacionit të suksesshëm ka shkruar disa fjalë në lidhje me të gjithë përkrahjen dhe dashurinë që ka pranuar, përcjell “Bota sot”.

Matoshi falënderon të gjith ata që i kanë zgjasur dorën në këto momente të vështira, falënderon mjekun me stafin e mbi të gjitha shoqërinë e saj.

Aktroja thotë që është kthyer dhe këshillon të dhurohet çdo ditë dashuri dhe të kujdesemi për familjet tona gjithmonë.

Premtimin që ja u dhash, e majta, unë u ktheva, përfundon ajo.

Postimi i plotë

Gjithmonë e kom ditë që jemi popull i bashkum, popull që e zgjasim dorën kur duhet, po asniher nuk kisha besu sa shumë ndikojnë psiqikisht edhe shpirtnisht krejt ato thirrje, mesazhe, komente e dedikime pafund që i lexojsha gjithandej.

Forca nuk u reflektu veç te unë, po te krejt njerzt me t'cilët jom e lidhun shpirtnisht. Ju i keni bo edhe ata me besu n'lutjet tuaja.

Gjithmonë problemet kom dashtë me i majt mrena vetës mos me shqetsu asni person, e nuk e kisha ditë sa e nevojshme osht dashnia e përkrahja n'ditë qaq t'fshtira.

Ecja/marshimi n'sheshin e Prishtinës u kon për mu e papritshme. Jo pse kom dyshu n'dashninë e njerzve t'mi, po n'temperatura qaq t'ulëta, i pashë të mbledhun shoqni, kolegë e qytetarë të cilët ma dhan forcën ma t'madhe ndërkohë që unë isha duke i'u nënshtru krejt analizave e kontrollave para operimit.

Marshet e tilla duhet me u organizu e me ju dediku krejt atyne fmive, grave e burrave që luftojnë e na nuk e dijmë nëpër çka po kalojnë. Besomni nuk ja u njihni as dhimtën, as stresin, e as ngarkesën e kostos që e ka mjekimi për kto smundje kaq t'rona.

Mos pritni veç ditëlindje,Bajram, Vit t’Ri, Kërshëndella e Pashkë për me u dashtë. Gzojeni jetën edhe ditve t'rëndomta. Gjejeni motivin e pozitivitetin çdo ditë që e gzoni shëndetin.

Rrini afër atyne qe kanë nevojë, motivoni për jetë, kujtojani arsyjet pse i duhen botës, pse duhen me luftu fort. Tregoni që jeta gjithmonë i sprovon ushtarët ma t'fortë.

Dr. Mentor Petrela njihet n'botë si doktor i mrekullive. Unë pata fatin me u operu prej tij, bashkë me stafin e tij fantastik, me infermieret ma t'mira të mundshme.

Gjeneratat e reja të doktorve e infermierve nuk duhemi me i lon me ik prej ktu. Nuk i kanë njerëzit krejt kushtet me u mjeku jashtë vendit, e na duhemi me investu n'kto gjeneratat e reja, se besoj që edhe për ta ma i vlefshëm osht kontributi i tyne n'vend t'vetin.

Largojeni urrejtjen.

Ushqejeni shpirtin me dashni

Reflektoni pozitivitet.

Nisjani ditës tu e dashtë vetën se veç qashtu jeta juj ka me pas kuptim.

Kush mbjellë urrejtje, mos t'pret me korrë dashni.

Duajeni FAMILJEN por kurrë anash mos e leni SHOQNINË, se shoqnia osht njo prej pasunive ma t’mdhaja që Zoti ju bekon, qashtu si mu.

Shoqnia në krejt rastet e f’shtira osht aty për ty, saher doni me i mshefë problemet e mdhaja prej shpisë, shoqnia osht aty me t’ngu e kshillu çka me bo, qysh me ja dalë...

Fuqia e Zotit , lutjet e juja, përkushtimi i mjekve, m'rikthyn prap n'jetë.

Kurrë ma e përmbushun shpirtnisht nuk jom kon.

Po ju falenderoj shumë krejt juve që m'keni shkrujt prej momentit që e kom publiku lajmin. Ma boni hallall që nuk kom mrri as me i lexu ato mija mesazhe që hala nuk po ndalen. Për momentin jom tu qëndru larg telefonit si rekomandim i mjekut për pushim dhe qetësi apsolute.

Premtimin që ja u dhash, e majta.

UNË, U KTHEVA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat