​Të hënën mbahet seanca plenare

Aktuale

​Të hënën mbahet seanca plenare

Më: 8 dhjetor 2021 Në ora: 14:19
Kuvendi i Kosovës

Kryesia e Kuvendit ka caktuar më 13 dhjetor seancën e re plenare.

Pas mbledhjes së kryesisë, në një konferencë për medie, u mirëprit caktimi i seancës plenare.

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, adresoi kritika ndaj shefit të ekzekutivit, Albin Kurti edhe për paraqitjen e tij të djeshme në Bruksel me fusnotë.

“Kurti ka vepruar dhe po vepron ndryshe prej asaj që ka fituar mandatin prej qytetarëve”, tha ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se në seancën e radhës do të hapet debati edhe për Projektligjin për paga.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat