Rama tregon a iu përgjigj Vitia ftesës së tij

Aktuale

Rama tregon a iu përgjigj Vitia ftesës së tij

Më: 9 dhjetor 2021 Në ora: 18:43
Arben Vitia, Përparim Rama

Ish-kandidati për kryetar të Prishtinës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Arben Vitia, nuk i është përgjigjur ende ftesës së kryetarit të ri të kryeqytetit Përparim Rama për të marrë postin e drejtorit të Shëndetësisë.

Këtë Rama e tha të enjten në emisionin “Hallakamë n’4”.

I pari i Prishtinës gjatë ditës së djeshme në një emision televiziv ka thënë se oferta që ia bëri Arben Vitisë gjatë fushatës elektorale që të jetë drejtor i Shëndetësisë është e sinqertë.

Madje, ai tha se ka kërkuar takim me Vitinë pikërisht për këtë çështje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat