Ish-kryetari i komunës dhe dhjetëra zyrtarë arrestohen nga Policia e Kosovës/ Xhevdet Pozhari: A jeni tu e pa dallimin e Kurtit...?

Aktuale

Ish-kryetari i komunës dhe dhjetëra zyrtarë arrestohen nga Policia e Kosovës/ Xhevdet Pozhari: A jeni tu e pa dallimin e Kurtit...?

Nga: N. Sh. Më: 21 dhjetor 2021 Në ora: 12:39
Albin Kurti dhe Xhevdet Pozhari

Policia e Kosovës ka zhvilluar një aksion sot, ku arrestoi dhjetëra persona.

Ndër të arrestuarit është edhe ish-kryetari i Komunës së Shtërpcës, Branisllav Nikoliq, drejtori i Urbanizimit, disa zyrtarë të tjerë dhe pronarë firmash janë arrestuar në aksionin e Policisë, për shkak të dyshimit për ryshfet e keqpërdorim të detyrës zyrtare.

Prokuroria Themelore në Ferizaj përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se ata po dyshohen për veprat penale: marrja e ryshfetit, dhënia e ryshfetit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare.

“Prokuroria Themelore në Ferizaj, ju njofton se me urdhër të saj dhe në koordinim të plotë me Policinë e Kosovës -Drejtorinë e Krimeve të Rënda në Prishtinë janë duke e zhvilluar një aksion në komunën e Shtërpcës. Lidhur me këtë aksion deri më tani me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë arrestuar dhjetë (10) persona të dyshuar, në mesin e tyre edhe ish kryetari i komunës së Shtërpcës, drejtori i Urbanizmit, disa zyrtar të tjerë dhe pronar të firmave, për shkak të dyshimit të veprave penale “Marrja e ryshfetit”, “Dhënia e ryshfetit” dhe “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK)”, thuhet në njoftim.

Po ashtu Policia ka kryer bastisje edhe në banesën e Nikoliqit si dhe i kanë konfiskuar veturën.

Ky aksion i Policisë u zhvillua edhe në rajonin e Prishtinës.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka në proces një operacion policor në rajonin e Ferizajt dhe të Prishtinës, dhe tani për tani nuk mund te japim informacione tjera. Pas përfundimit të operacionit do të njoftoheni për detaje tjera”, tha Hoxha.

Në lidhje me këto arrestime ka reaguar gazetari dhe analisti politik, Xhevdet Pozhari.

Ai përmes një postimi në facebook pyet se pas këtij aksioni të gjerë të Policisë së Kosovës, a jeni duke e pa dallimin e qeverisjes së Albin Kurtit?

"Aksion i gjerë i Policisë së Kosovës në Shtërpcë kundër krimit dhe korrupsionit e që ka të bëjë me ndërtimet pa leje në Brezovicë.

Deri më tani janë disa persona të arrestuar të dyshuar për korrupsion, ndërsa janë bastisur edhe prona të zyrtarëve të Listës Srpska në këtë komunë.

A jeni tu e pa dallimin e qeverisjes së Albin Kurtit, a hala?”, shkruan Pozhari, përcjell gazeta “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat