ShBA me këshilltar për hetime në Ballkanin Perëndimor, Kosova ende e painformuar

Aktuale

ShBA me këshilltar për hetime në Ballkanin Perëndimor, Kosova ende e painformuar

Më: 22 dhjetor 2021 Në ora: 12:01
Foto ilustrim

Ditë më parë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se do të emërojë një këshilltar të përhershëm ligjor që do të punojë në Ambasadën e SHBA-ve në Zagreb dhe i njëjti do të ketë partneritet të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ky emërim vjen për të punuar dhe rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën.

Kjo ndihmë ofrohet për të mundësuar që institucionet dhe stafi i tyre në shtetet përkatëse të luftojnë në mënyrë më efektive terrorizmin, krimin e organizuar transnacional, korrupsionin, krimin financiar dhe krime të tjera.

Rreth emërimit të këshilltarit të Amerikës për hetime ende nuk janë informuar institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Këtë e tha edhe Flamur Pireva, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

Deri tani nuk kemi ndonjë informacion ose kontakt rreth emërimit të këtij Këshilltari ligjor për Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pireva.

Ditë më parë Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri të ditur se do të emërojë një këshilltar të përhershëm ligjor që do të punojë në Ambasadën e SHBA-ve në Zagreb dhe i njëjti do të ketë partneritet të ngushtë me Ministrinë e Drejtësisë së Kroacisë.

Departamenti amerikan i Drejtësisë njoftoi se ky emërim vjen për të punuar dhe rritur kapacitetin për hetime, ndjekje penale dhe gjykime në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Malin e Zi, Shqipërinë, Bosnjën e Hercegovinën, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë dhe Kosovën.

Kjo ndihmë ofrohet për të mundësuar që institucionet dhe stafi i tyre në shtetet përkatëse të luftojnë në mënyrë më efektive terrorizmin, krimin e organizuar transnacional, korrupsionin, krimin financiar dhe krime të tjera.

Rreth emërimit të këshilltarit të Amerikës për hetime ende nuk janë informuar institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Këtë e tha edhe Flamur Pireva, këshilltar politik i ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu.

“Deri tani nuk kemi ndonjë informacion ose kontakt rreth emërimit të këtij Këshilltari ligjor për Ballkanin Perëndimor nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Pireva.

Arben Kelmendi nga Instituti Demokratik i Kosovës në një intervistë për Klankosova.tv vlerëson se ky emërim tregon angazhimin e Administratës Biden se korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë karakter regjional.

“Emërimin e një këshilltar të përhershëm ligjor që do të punojë në Ambasadën e SHBA-ve në Zagreb dhe i cili do të ndihmojë në ngritjen e kapaciteteve hetuese dhe te ndjekjes në prokuroritë e shteteve të Ballkanit tregon edhe një herë vendosmërinë e administratës së Biden për të ndihmuar këtë cep të Evropës në instalimin e shtetit ligjor. Administrata Amerikane e konfirmon edhe një herë se korrupsioni dhe krimi i organizuar kanë karakter regjional dhe i kalojnë kufijtë shtetëror të secilit shtet të rajonit”.

Kelmendi po ashtu thekson se nga ky këshilltar dhe sistemi prokurorial amerikan do të përfitonin shumë prokurorët kosovarë.

“Kosova, si një shtet i ri i cili ende nuk ka arritur të ndërtojë institucione të fuqishme (jo vetëm të drejtësisë) do të përfitoj më së shumti në fushën e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, dy nga fushat më të dobëta të ndjekjes nga ana e sistemit tonë prokurorial”.

“Besojmë se prokurorët kosovarë do të përfitonin shumë nga puna nga afër me këtë këshilltar sepse nga thirrja për aplikim shihet se kandidatët e suksesshëm duhet të kenë përvojë të konsiderueshme të punës si prokuror. Nga prokuroria amerikane, si një ndër sistemet prokuroriale më efikase në botë, do të kenë çfarë të mësojnë jo vetëm prokurorët tanë por edhe prokurorët e shteteve tjera fqinje”, tha Kelmendi.

Ndërsa avokati, Arbër Jashari, për Klankosova.tv thekson se këtë emërim e sheh si shumë të rëndësishëm dhe se do t’i jap një ndikim të ri luftimit të kriminalitetit dhe korrupsionit.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë kuptuar se vetëm deklaratat që ata i përsërisin shpesh, në drejtim të Ballkanit Perëndimor, për luftimin e kriminalitetit dhe konstatimet në raporte se ka ngecje, nuk janë të mjaftueshme, andaj duan të bëjnë diçka më shumë në këtë drejtim. Të kenë një rol më aktiv”.

“Nuk prej rezultate të menjëhershme, duke pasur parasysh edhe rolin këshillues dhe monitorues që do të ketë ky zyrtar. Por, gjithsesi, besoj se do t’i jap një ndikim të ri dhe dinamikë të re luftimit të kësaj dukurie. Eksperienca dhe përvoja amerikane është e mirëseardhur në Kosovë, teksa prezenca e tyre me një këshilltar të posaçëm, do të thotë presion më i madh për shtetet e Ballkanit Perëndimor, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit”, tha Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat