Emrat e personave të arrestuar pas gjuajtjeve me armë në “Kodrën e Diellit”

Aktuale

Emrat e personave të arrestuar pas gjuajtjeve me armë në “Kodrën e Diellit”

Më: 24 dhjetor 2021 Në ora: 18:34
Arrestimi i personave

Gjatë mesditës u raportua për një arrestim të katërfishtë në kryeqytet.

E gjithë ngjarja ndodhi pas gjuajtjes me armë zjarri në lagjen “Kodra e Diellit” të Prishtinës.

Gazeta nga burimet e saj ka mësuar se të arrestuarit janë: S. S.  i lindur më 1997, G. A. i lindur më 1980, B. M. i lindur më 1986 dhe B. I. i lindur më 1973.

Burimet thonë se në rrugën “Isa Kastrati” është ndaluar vetura e dyshuar në përleshje dhe gjuajtje me armë.

Merret vesh se vetura është Taureg me ngjyrë hiri, ku është ndaluar S. S. me datëlindje 23.07.1997, G. A. me datëlindje 26.09.1980 dhe B. M. me datëlindje 15.06.1986.

Gjithashtu merret vesh është gjetur edhe një armë e shkurtër e dyshuar e llojit TT ngjyrë e zezë, e cila është konfiskuar.

Gazeta merr vesh se është ndaluar tek semaforët në udhëkryqin “Agim Ramadani”, I. L. dhe vetura tjetër e dyshuar e cila është përfshirë në përleshje me gjuajtje me armë.

Vetura ishte me targa të huaja, e tipit Audi A7, ngjyrë hiri.

Policia e ka ndaluar edhe B. I., të njëjtit i është gjetur edhe një armë e dyshuar si TT, 1 karikator dhe 1 predhë, të cilat janë konfiskuar nga njësia policore përkatëse.

Merret vesh se B. Islami ka lëndime në pjesën e hundës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat