“Të Pagjeturit tashmë janë vendosur si kusht për dialog nga Qeveria e Kosovës”

Aktuale

“Të Pagjeturit tashmë janë vendosur si kusht për dialog nga Qeveria e Kosovës”

Nga: M.H Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 11:19
Foto ilustrim

Tema për të pagjeturit mbetët një nga temat më të ndjeshme për popullin e Kosovës.

Mos kërkimi i faljes nga ana e Serbisë veçse po rëndon këtë gjendje.

Mirëpo pavarësisht presioneve që kryeminsitri Kurti po bënë në dialogun me Serbinë, e njejta nuk tregon se ku fshihen trupat e të pagjeturve.

Në lidhje me hapat që është duke ndërmarrë momentalisht Komisioni për të Pagjeturit, ka folur deputeti nga radhët e LVV-së, Alban Bajrami.

Ai u shpreh se Komisioni është duke punuar në lidhje me ligjin për personat e zhdukur dhe se i njejti do të dërgohet në Kuvend për të u miratur.

Sipas deputeti, të pagjeturit janë kusht për dialog nga qeveria e Kosovës.

Të Pagjeturit tashmë janë vendosur si kusht për dialog nga Qeveria e Kosovës. Është përmendur në disa rast nga Kryeministri Kurti, por edhe të tjerët se pa zbardhjen e fatit për të pagjeturit nuk mund të ketë marrëveshje finale. Ligji për personat e zhdukur me dhunë është në punë e sipër dhe se ne si komision jemi duke u angazhuar që sa më parë ta dërgojmë në Kuvend pasi që kemi një dakordancë prej të gjitha partive dhe se besoj do të bëhet shpejtë”, u shpreh Bajrami për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat