Petrit Kllokoqi shpërthen ndaj ministrit Hekuran Murati

Aktuale

Petrit Kllokoqi shpërthen ndaj ministrit Hekuran Murati

Më: 29 dhjetor 2021 Në ora: 20:23
Petrit Kllokoqi

Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve Petrit Kllokoqi ka shpërthyer në kritika ndaj ministrit të Financave Hekuran Murati.

Përmes një postimi në Facebook, ai e ka quajtur ministrin Murati “rrenc”, pasi sipas tij, ky i fundit u ka premtuar se do ta lë TVSH-në në 8% deri sa të egzistojë pandemia,

Kllokoqi ka shtuar se se është zhgënjyer nga Murati.

“More RRENC, në tavolinë më ke premtu mu e atyre që ishin me mua që Tvsh-në ki me vazhdu në 8% sa të egziston pandemia. Jo që nuk na ndihmuat por edhe po na fundosni. Është hera e parë që një politikan me rren në sy, më falni për shprehjen RRENC po përnime jom ZHGENJY”, ka shkruar Kllokoqi në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat