Murati: Rritja ekonomike deri në përmbyllje të vitit 2021 do të jetë 10 përqind

Aktuale

Murati: Rritja ekonomike deri në përmbyllje të vitit 2021 do të jetë 10 përqind

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 08:08
Hekuran Murati

(E plotësuar 11:20) - Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Herkuan Murati, ka bërë të ditur se rritja ekonomike e Kosovës do të arrijë në 10 përqind deri në përmbyllje të vitit 2021. Ai tha se së këtë vit kanë shënuar rekorde sa i përket indikatorëve ekonomik dhe theksoi se në bazë të shifrave janë krijuar 25 mijë vende të reja të punës.

Në konferencën përmbyllëse të vitit, ministri Murati tha se gjatë nëntë muaj qeverisje ka pasur menaxhim të mirë të financave dhe kursim të parasë publike. Megjithëse tha se janë përballur me tri kriza, pandeminë COVID 19, inflacionin dhe së fundmi krizën energjetike.

Murati: Deri në përmbyllje të vitit 2021 rritja ekonomike do të jetë 10 përqind

“Si qeveri e kemi pa të nevojshme të krijojmë kushtet e domosdoshme për një zhvillim ekonomik për të shtuar aktivitetin ekonomik. Ka qenë e domosdoshme, hapi i parë ishte menaxhimi i pandemisë për bizneset dhe ekonominë, por edhe qytetarët të krijohen kushtet për qarkullim më të madh dhe rritje të aktivitetit ekonomik[...]si rezultat i aktivitetit të shtuar ekonomik, besimit më të lartë në institucione, por edhe masat nga qeveria, ky vit do të shënojë rritjen më të madhe ekonomike prej kur ekzistojmë si shtet. Pra do të jetë për herë të parë rritja dyshifrore ekonomike dhe pritet që deri në përmbyllje të këtij viti dhe deri sa të bëhen raportimet e gjithave dhënave pritet që të kemi rritje dyshifrore prej 10 përqind reale”, tha ai.

Ai tha se të hyrat buxhetore gjatë vitit 2021 janë 2.2 miliardë euro.

Murati: Këtë vit kemi shënuar disa rekorde gjatë indikatorëve ekonomik

“Këtë vit kemi shënuar disa rekorde gjatë indikatorëve ekonomik. Të hyrat buxhetore janë rreth 2.2 miliardë euro, realisht është hera e parë që tejkalojmë shumën prej 2 miliardë euro. Kësaj radhe jo që është tejkaluar, por është arritur 10 përqind mbi të. Një fakt tjetër që duhet theksuar se vetëm nga Dogana dhe ATK kemi afërsisht 2 miliardë euro në total, pra janë 1.4 miliardë nga doganat dhe 600 milionë euro të tjera nga ATK-ja”, shtoi Murati.

Në aspektin e të punësuarve, ministri Murati tha se ka pasur progres. Në bazë të shifrave dhe kalkulimeve të muajit shtator të vitit 2020-2021, sipas tij figurojnë 25 mijë vende të reja pune.

Murati: Këtë vit figurojnë 25 mijë vende të reja pune

“Për muajin shtator, krahasuar me vitin 2020, shtator me shtator figurojnë diku 25 mijë vende pune më shumë. Prej këtyre 25 mijë vende pune mund të themi se 10 mijë vende pune që janë regjistruar në ATK janë si rezultat i masave”, tha ai.

Shefi i kuletës së shtetit e arsyetoi edhe rikthimin e TVSh-së në 18 përqind për bizneset e gastronomisë.

Murati: S’ka pasur premtim për mos rritje të TVSh-së për gastronomët

“Nuk është premtuar asnjë herë është e pavërtetë ajo. Ka pasur edhe persona të tjerë prezentë ka qenë edhe ish ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia. Në fakt është e kundërta edhe kur kam qenë kryetar i komisionit mandatin e kaluar, kam thënë se zbritja e TVSh-së në atë formë nuk është mënyra e duhur, pasi nuk rezulton me zbritjen e çmimeve dhe ajo të rezultonte konsum të shtuar. Pra kur është zbritur TVSh-ja nuk kemi pasur zbritje të çmimeve. Përkundrazi, çka ka ndodh është se mund të jetë rritur norma e fitimit për biznesit. Duhet të jetë parasysh edhe se si sektor gastronomia ka shënuar rekord qarkullim. Nga të dhënat që kemi krahasuar me vitin 2019 mund të flasim për një qarkullim prej mbi 30 përqind rritje. Pra viti i kaluar mund të ketë qenë i vështirë, por këtë vit me përjashtim të bizneseve që kanë qenë të mbyllura dhe besoj se ne si qeveri do t’iu dalim në ndihmë, por sa i përket bizneseve që kanë operuar nuk kanë pasur vështirësi, marrë parasysh edhe shifrat që i kemi. Sa i përket inspektimeve dhe pretendimeve që po thuhen, inspektimeve po bëhen vazhdimësi prej verës”, theksoi ai.

Murati: Vendi ka shënuar rritje rekorde të të hyrave, jemi përballur me tri kriza globale

Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati ka mbajtur konferencën e fundvitit për media për këtë vit, teksa ka folur për arritjet që janë bërë në këtë ministri.

Ai ka thënë se si Qeveri janë përballur me tri kriza: krizën e pandemisë së COVID-19, inflacionin apo rritjen e çmimeve dhe krizën energjetike. Sipas tij, të tri këto kriza ishin globale, duke theksuar se për të tria është punuar.

Murati ka thënë se gjatë këtij viti e kanë mbështetur Ministrinë e Shëndetësisë për shkak të pandemisë Covid-19. Ai ka thënë se me këtë rast kanë mbështetur ekonominë me masa të ndryshme.

“Si qeveri jemi përballur me kriza globale, si pandemia covid19, e si ministri kemi arritur tu qëndrojmë pranë dhe në mbështetje ministrisë së shëndetësisë për ta menaxhuar pandeminë, si në blerje të barnave dhe vaksina, apo duke e mbështetur ekonominë me masa të ndryshme për ta tejkaluar këtë pandemi. Si qeveri kemi siguruar që familjet në nevojë t’u ndihet dora e shtetit”, ka thënë Murati.

Murati në një konferencë para mediave deklaroi se vendi ka shënuar rekord të të hyrave, me 2.2 miliardë euro, duke tejkaluar shifrën e 10 për qind të fitimit.

“E kemi gjetur një gjendje të vështirë e kaotike me shumë borxhe. Kemi bërë një skanim të gjendjes, duke identifikuar shumë shkelje. Shumicën prej tyre i kemi dërguar në organet e rendit. Jemi duke bërë çmos që ta kursejmë paranë publike. Sivjet kemi shënuar disa rekorde, të hyrat janë 2.2 miliardë euro, që tejkalojnë shifrat. 10 për qind fitim, një fakt që duhet theksuar është nga Dogana, kemi 2 miliardë euro në total. Për nëntë muaj kemi pasur një rritje reale”, deklaroi Murati.

I pari i Ministrisë tha se krahasuar muajin shtator të 2020-s me këtë të 2021-s, figurojnë mbi 25 mijë vende pune më shumë, e prej tyre 10 mijë figurojnë në Agjencinë Tatimore të Kosovës (ATK).

“Janë 27 masa, shumica kanë filluar operacionalizimin, disa edhe janë përfunduar. Kemi masat e punësimit, rreth 10 mijë vende pune të regjistruara në ATK sivjet. Masat për mbështetjen e bizneseve që i kemi ndarë për qasjen në financa. Kemi masa për mbështetjen e familjes. Në këtë aspekt kemi pasur mbështetje për familjet që i kanë humbur familjarët nga COVID-19, mbështetje të familjes me asistencë sociale, të pensionistëve, e kuzhinave popullore. Janë diku 13 kuzhina popullore”, shtoi ai.

Murati theksoi se sivjet për herë të parë kanë filluar pagesat për lehonat e shtesat për fëmijë. Rreth 130 mijë përfitues kanë marrë nga shtesat për fëmijë, e 7.300 përfitues për lehonat.

Murati mban konferencën e fundvitit

Ministri i Financace Hekuran Murati do të mbajë sot konferencën e fundvitit për media.

Sipas njoftimit, konferenca nis në ora 10:00.

“Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati mban konferencën e fundvitit për media.

(Ndërtesa e Qeverisë së Kosovës, P32-salla e konferencave, ora 10:00)”, thuhet në njoftim

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat