Mbi 782 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Aktuale

Mbi 782 mijë qytetarë vaksinohen me dozën e dytë të vaksinës antiCOVID-19

Më: 31 dhjetor 2021 Në ora: 08:10
Ilustrim

​Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.671.559 doza të vaksinës.

Nga ta 782 mijë e 60 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Për mbrojtje nga COVID-19 në Kosovë ka vazhduar të jepet edhe doza e tretë dhe përforcuese e vaksinës.

Në të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) është bërë e ditur për 53 raste të reja me COVID-19.

Aktualisht në Kosovë janë 419 raste aktive me koronavirus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat