MSh u bën thirrje qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese kundër Covid-19

Aktuale

MSh u bën thirrje qytetarëve që ta marrin dozën përforcuese kundër Covid-19

Më: 1 janar 2022 Në ora: 12:16
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë edhe sot thirrje qytetarëve që të marrin dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid-19.

Kjo pasi sipas tyre me marrjen e kësaj vaksine qytetarët do të kenë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e virusit.

“Marrja e dozës përforcuese kundër COVID-19 do të thotë më shumë mbrojtje nga infektimi dhe përhapja e COVID-19.

Për dozën përforcuese, lajmërohuni në Qendrën më të afërt të vaksinimit, 3 muaj pas dozës së dytë të vaksinës.

Vaksinohuni dhe ftoni të tjerët të vaksinohen!”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat