Behgjet Pacolli: Asociacionit nuk mund t’i shmangemi

Aktuale

Behgjet Pacolli: Asociacionit nuk mund t’i shmangemi

Më: 4 janar 2022 Në ora: 08:19
Behgjet Pacolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës njëherit kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se themelimi i  Asociacionit  është i pa shmangshëm.

Pacolli tha se Kosova nuk mund t’i shmanget obligimit ndërkombëtarë.

Ai shprehet se është pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioze dhe respekton marrëveshjet ndërkombëtar, e që u beson aleatëve të saj, këtë rast BE-së dhe SHBA-ve.

“Unë jam pro asaj që Kosova të sillet si shtet serioz që respekton obligimet ndërkombëtare dhe që i beson aleatëve të vet. Nëse dikush mendon se SHBA dhe Bashkimi Evropian, që janë sponsorë të Asociacionit, dëshirojnë të krijojë Republika Srpska në Kosovë apo çkado tjetër dhe se ata nuk e dinë çfarë rreziku paraqet Serbia, sinqerisht nuk e di ku jetojnë. Asociacioni nuk ka mundësi të shmanget, është obligim ndërkombëtar që Kosova e ka marrë në bashkëpunim me SHBA-të dhe Bashkimin Evropian dhe Kosova duhet të ndjekë hapat që të lëvizë drejt veprimeve që respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe e tregojnë Kosovën si vend serioz që di të respektojë obligimet ndërkombëtare. Me këtë logjikë që mbizotëron sot në Kosovë,  kemi fat që s’e kemi pasur në momente kritike për vendin, nuk do të kishte ndodhur Rambujeja dhe bombardimi i Serbisë dhe nuk do të kishte ndodhur Athisaari dhe shpallja e pavarësisë. Paranoja nuk ka vend në politikë, por vendit i duhet lidership, jo izolim dhe frikë nga aleatët tradicionalë të Kosovës” tha Behgjet Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat