Pesë ditët e para të vitit me 329 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

Pesë ditët e para të vitit me 329 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 5 janar 2022 Në ora: 16:42
Pamej nga QKUK-ja

Viti 2022 e gjeti Kosovën me rritje të rasteve pozitive me COVID-19.

Për vetëm 5 ditë në Kosovë pati 329 raste të reja me këtë virus.

Kjo në bazë të të dhënave nga Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Publike të Kosovës, sipas të cilave nga 1 janari i vitit 2022, deri më sot janë shënuar 329 raste pozitive. E vetëm në një ditë numri i këtyre rasteve shkoj deri në 108.

Ndërkaq në të njëjtën periudhë kohore, 41 persona janë shëruar nga COVID-19 ndërsa një person e ka humbur jetën.

Më poshtë i gjeni të dhënat më të detajuara:

Më 1 janar Kosova ka shënuar 47 raste pozitive, 1 rast të vdekjes dhe 7 persona janë shëruar.

Në ditën e dytë të këtij muaji janë infektuar me Covid-19, dhe 12 persona janë shëruar.

Ndërsa më datën 3 janar janë shënuar 38 raste të reja si dhe 7 persona janë shëruar.

Kurse gjatë ditës së djeshme numri i të infektuarve ka shkuar në tre shifra, ku 108 persona kanë rezultuar pozitiv me koronavirus si dhe 11 persona janë shëruar.

Edhe sot po ashtu është shënuar një numër jo i vogël i të infektuarve, krahasuar me fundvitin e 2021 ku nga raporti i fundit të IKSHPK-së, është bërë e ditur se janë infektuar 107 persona si dhe 4 persona janë shëruar nga ky virus.

Ministria e Shëndetësisë tash e disa ditë po bënë thirrje për qytetarët që të vaksinohen, derisa ende nuk ka diçka zyrtare për ndryshim të masave pas rritjes së numrit të rasteve.

Gazeta ka pyetur në Ministrinë e Shëndetësisë nëse do të ketë takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë COVID-19 dhe se a ka mundësi të ketë përsëri shtrëngim të masave, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat