Pacolli në dhjetëvjetorin e negociatave për viza: Evropë vepro, durimi ka kufij

Aktuale

Pacolli në dhjetëvjetorin e negociatave për viza: Evropë vepro, durimi ka kufij

Më: 19 janar 2022 Në ora: 12:26
Behgjet Pacolli

Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, vlerëson se është për keqardhje që Bashkimi Evropian po vazhdon ta mbajë të izoluar Kosovën.

“Sot dhjetë vjet prej nisjes së dialogut për liberalizim të vizave.

Për të ardhur keq që Evropa (ende) mban popullatën më të re dhe më proevropiane të izoluar, pavarësisht kushteve të plotësuara ose jo”, është shprehur Pacolli në Twitter.

“Evropë vepro! Durimi e ka fundit e vet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat