​Omicroni bëhet dominues, MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Aktuale

​Omicroni bëhet dominues, MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:04
MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Ministria e Shëndetësisë u ka bërë thirrje qytetarëve të vendit që të vaksinohen në kohën kur omicroni është bërë në variantin dominues të koronavirusit në qarkullim.

“Duke qenë se vaksinimi është mënyra më e mirë dhe më e sigurt për të parandaluar COVID-19, sidomos format e rënda të sëmundjes dhe vdekjet, i bëhet thirrje popullatës së moshës mbi 12 vjeçare e lartë që të vaksinohet”, thuhet në komunikatë.

Me dozën përforcuese dhe dozën e tretë ndërkaq, mund të vaksinohen të gjithë qytetarët e moshës mbi 18-vjeç, në secilën komunë në Kosovë.

Image
MSH thirrje qytetarëve që të vaksinohen

Në 24 orët e fundit Kosova ka regjistruar mbi 2 mijë raste të reja me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat