Çfarë thotë Anton Quni për akuzat e Agim Veliut ndaj Lumir Abdixhikut?

Aktuale

Çfarë thotë Anton Quni për akuzat e Agim Veliut ndaj Lumir Abdixhikut?

Nga: P.R Më: 19 janar 2022 Në ora: 20:26
Lumir Abdixhiku dhe Agim Veliu

Deputeti i LDK-së, ish Ministri i Punëve të Brendshme gjatë qeverisë Kurti dhe Hoti, Agim Veliu, të cilin me të marr postin e kreut të LDK-së Lumir Abdixhiku, e shkarkoi menjëherë nga pozita e kryetari të LDK-së në Podujevë, here pas here ka hedhur hedhë akuza dhe sulme ndaj Abdixhikut.

Së fundi, Veliu e ka quajtur kryetarin e partisë së tij autokrat të katapultuar në parti, narcisoid, gardian që rri me çelësa në dorë e çka tjetër.

“Në vend se të marr përgjegjësi dhe bashkë me kandidatin e tij të kërkojnë falje për humbje në garë për Podujevën, Lumir Abdixhiku, që hyri nga dritarja në LDK, i paska marr çelësat e partisë që t’ua mbyllë derën e shtëpisë atyre që e ndërtuan dhe me sakrificë e mbajtën dhe e ngritën për 30 vjet. Autokratit të katapultuar në krye të partisë, që paska kërcënuar me mbyllje dyersh e diferencime, ia bëj me dije se është anëtarësia e LDK-së ajo që vendos për vendin e secilit në parti dhe jo ai me vendime kundërstatutare. Heshtja e deritashme nuk do të thotë se unë si kryetar i Degës së LDK-së do të dorëzohem përballë ndërhyrjeve kundërligjore dhe kundërstatutare të Lumirit, në degën e Podujevës. Lumirit, që tinëzisht hyri në LDK dhe luan rolin e gardianit me çelësa në dorë, i them se je tepër i vogël t’ua mbyllësh dyert gardianëve të vërtetë që e ndërtuan LDK-në e madhe. LDK nuk është një lodër që për fatin e saj të vendosë një tinejxher politik. Prandaj, do të dështojë edhe misioni yt që trenin e LDK-së ta shndërrosh në një vagon, të cilin synon t’ia bashkangjesësh lokomotivës së kuqe”, tha ndër tjerash Veliu në akuzat e tij ndaj Abdixhikut.

Por çfarë mendon për këtë gjuhë të ashpër të Agim Veliut nënkryetari i LDK-së, Anton Quni?

Quni në një intervistë ekskluzive dhënë gazetës “Bota sot”, lidhur me akuzat dhe sulmet e Veliut ndaj Abdixhikut, është shprehur se kjo ndodhë pasi në LDK lejohet mendimi ndryshe dhe debati.

“Tanimë LDK-ja e ka të ndërtuar një demokraci të brendshme, autorizimet e kryetarit dhe organeve të partisë, procesin e vendimmarrjes, ndarjen e përgjegjësive, llogaridhënien, etj. Të gjitha këto së bashku përbëjnë natyrën dhe kulturën e LDK-së ku ndër të tjera mundësohet edhe debati dhe gërshetimi i qëndrimeve dhe vlerësimeve të ndryshme. Sidoqoftë, nuk shoh asnjë arsye që në LDK të mos vazhdohet me rigjenerimin e kuadrove, si një proces i natyrshëm tek partitë me traditë shumëvjeçare, me të cilin sigurohet ngritja e forcës politike”, ka thënë Anton Quni në intervistën dhënë për “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat