Ish-ministri Rrahmani: Kërkesa për deklarim të pasurisë, goditje në dinjitetin e mjekëve

Aktuale

Ish-ministri Rrahmani: Kërkesa për deklarim të pasurisë, goditje në dinjitetin e mjekëve

Më: 20 janar 2022 Në ora: 18:51
Imet Rrahmani

Qeveria e Kosovës, ditë më parë ka miratuar kërkesën  e Ministrisë së Drejtësisë që në listën e zyrtarëve publik që  e deklarojnë pasurinë të përfshihen edhe mjekët e licencuar të sektorit publik, si dhe profesorët e Universiteteve publike.

Megjithatë, ish-ministrit i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, këtë vendim e ka cilësuar si goditje në dinjitetin e mantelbardhve.

“Deklarimi selektiv i pasurisë vetëm për mjek është goditje direkte në dinjitet, që veç me u menduar është e rëndë e lere më me e realizu”, ka potencuar Rrahmani.

Ai tha se Qeveria është treguar mosmirënjohëse ndaj mjekëve edhe kur ta vendosur t’ua zvogëloj shtesat në kulmin e pandemisë.

“Pastaj zvogëlimi i shtesave në pandemi është argument që dëshmon mosmirënjohjen e kësaj Qeverie për angazhimin dhe sakrificën e mantelbardhëve në periudhën më të rënd pas luftës”, ka përfunduar Rrahmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat